Manchester United pritet të përfitojë një shumë prej 50 milion euro nga një tjetër ofertë maramëndëse prej 100 milion euro. Klubi I rri arab, Neom Sports Club ka sjellë një tjetër ofertë për ish sulmuesin e Djajve të kuq. Mason Greenëood është vendosur nga disa media të ndryshme si opsioni I mundur I këtij afrimi.
24 vjecari I cili është duke pasur një formë mjaft të mirë në Olymique Marseille është vendosur si një opsion I duhur në ekipin arab. Lojtari nën daljet e tij ka mundur të sigurojë kështu besimin se do të jetë një investim I duhur në ekipin e rri. 18 muaj jashtë Old Trafford ka mundur të shënojë kështu një pozitë mjaft të rëndësishme në skuadër.

Kalimi I tij në Marseille u bë për vetëm 26 milion euro. Kalimi po ashtu u shoqëra me një tjetër ofertë mjaft interesante sa I përket shitjes së ardhshme të tij. Klauzola prej 50% mbi shitjen e ardshme e ka vendosur ekipin anglez në një pozitë mjaft të favorshme. Tashmë, ata do të jenë të gatshëm që të sjellin kështu një tjetër përfitim mjaft të majmë monetar sa I përket kalimit të lojtarit.
Greenëood I cili është vendosur nën drejtimin e De Zerbi ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë në Ligën e Parë. Me dhjetë gola të regjistruar në 14 ndeshje padyshim që është vendosur nën interesin e arabëve. Marseille në këtë mënyrë është duke humbur një figurë mjaft të rëndësishme sa I përket ekipit.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.