Martinez, I gatshëm për ndeshjen e sotme champions

Martinez, I gatshëm për ndeshjen e sotme

Lautaro Martinez do të luajë në sfidën e sotme të Inter ndaj Barcelonës. Ka qenë një periudhë e gjatë që aludohej se një angazhim i tij nuk do të ishte i mundur. E përforcuar më tej dhe për shkak se në ndeshjen e fundit të zikaltërve në Serinë A, ai mungoi. Përballja me Veronën u ndoq me emocion për të gjithë mbështetësit të cilët mendonin për angazhimin e Martinez.

Por, mungesa e tij atje shtoi dyshimet e mëtejshme sa i përket vazhdimit të angazhimit të tij. Cilësuar si një ndër lojtarët më të rëndësishëm në sulmin e Inter prania e tij shihej si e nevojshme për të qenë më tej pjesë e ekipit. Golashënuesi më i mirë i Inter në këtë sezon nuk kishte si të mungonte në një sfidë kaq të rëndësishme.

Martinez, I gatshëm për ndeshjen e sotme
Martinez, I gatshëm për ndeshjen e sotme

Së fundmi janë pikërisht mediat e ndryshme që sjellin lajme nga seancat stërvitore. Më herët ai ishte duke zhvilluar i vetëm seancën stërvitore. Por, është parë në grumbullimin e fundit përpara ndeshjes së ka qenë në krah të Thuram. Në përcjelljen e lajmit është theksuar se ai i kaloi me sukses të dy stërvitjet. Edhe pjesën e gjuajtjes dhe sprintin, duke mos pasur asnje shqtësim.

Angazhimi i tij në fushën e lojës mund të konsiderohet si një problem për mbrojtjen e Barcelonës. Për ta ky sezon nuk ka qenë fort i mirë në repartin e mbrojtjes. Por, interi ndesh një tjetër pengesë atë të Pavard. Mbrojtësi nuk ka pasur një rikuperim të thjeshtë dhe të shpejtë. Problemi i tij me kycin ende nuk ka pasur përmirësim. Yan Bisseck do të jetë zgjedhja e Inzaghi për mbrojtjen.