E cilësuar si një ndër sfidat më të bukura të këtij sezoni ajo mes Barcelonës dhe Inter. Gjysmëfinalja e parë në UEFA Champions League u nda pa një fitues në sfidën e tyre të fundit. Kjo pas një ndeshje ku nuk munguan aspak golat, rezultati i së cilës ishte 3-3. Tashmë, në përballjen e dytë ekipet janë duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Mendohet se në të dy kampet se ka dyshime për mungesa tepër të rëndësishme në ekip.
Lautaro Martinez është një prje emërave i cili lakohet më së shumti për praninë e tij në fushën e lojës. Dyshime të cilat lindën pikërisht pas disa shqetësime të pësuar dhe një largimi nga loja. Inzaghi i pyteur në lidhje me këtë mungesë, është shprehur tepër optimist duke e cilësuar se nuk ka gjasa të tilla.

Mungesën e tij dhe shqetësimin muskular drejtuesi teknik e lidhi me lodhjen e përjetuar. Janë tetë ndeshje në total që ai ka marrë pjesë dhe kuptohet që mund të ketë nje luhatje fizike. Pas një trysine të tillë loje është e pashmangshne që të mos shfaqen shqetësime të tilla. Por, ekziston mundësia që në ndeshjen e kthimit ata të jenë pa kapitenin në fushën e lojës.
Ekipi është duke përgatitur të gjitha mundësitë që kanë të bëjnë me një zvendësim të mundshëm. Bëhët fjalë për të gjitha opsionet që mund të jenë në sulm krah Thuram. Marko Arnautovic shihet si zvendësimi i duhur. Por, gjithashtu mund të jetë dhe Mehdi Tarem një mundësi dhe opsion në zvendësimin e tyre. Gjithcka pritet të zbulohet të martën e ndeshjes.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.