Al Qadsiah arriti të finalizojë kështu një ndër transferimet më të bujshme në këtë sezon. Mateo Retegui është larguar nga Atalanta duke u bashkuar kështu me ekipin në arabinë saudite. Sulmuesi I Bergamos I cili në këtë sezon ka spikatur me formën e tij ishte vënë në qëndër të vëmëndjes sa I përket formës së tij. Ka qenë pikërisht lëvizje e cila më tej është ndjekur dhe nga disa ekipe europiane.
Shifra e kalimit të tij ka qenë një rekord prej 70 milion euro, ku sulmuesi do të ketë mundësi që të përfitojë në vit një shumë prej 20 milion eurosh. Pikërisht shuma e majme e transferimit të tij mund të ketë qenë ndikuese për marveshjen e arritur. Një mundësi që në ekipet europiane nuk do të kishte mundësi ta realizonte.

Kontrata e tij e qëndrimit do të jetë për katër vite. I vendosur për këtë periudhë të gjatë ai do të ketë mundësi që të bëhët pjesë e projektit që është duke u ndërmarrë në ekip. Besimi I Gonzales është ndaj sulmuesit dhe është cilësuar si një prurje që do të ndryshojë rrjedhën e klubit dhe arritjeve të tij.
Skuadra e cila në sezonin e shkuar u rendit e katërta në kampionat dhe preku finalen e Kupës, tashmë ka objektiva më të qarta. Janë pikërisht këto afrime që diktojnë se drejtuesit e ekipit janë të qartë në qëllimin e tyre. Kërkesa është për një skuadër kompetitve që do të shërbejë për një frymë dhe besim ndryshe në vijim.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.