Mbappe, do të ketë mundësinë e numërit legjendar

Mbappe, do të ketë mundësinë e numërit legjendar

Rikthimi i Kylian Mbappe në ekip e vendosi atë me numërin e fanellës 9. Por, tashmë do të ketë mundësi që të mbajë në ekipin madrilen të njejtën numër që ka dhe në kombëtaren Franceze. Në sezonin e ardshëm pjesë e Real Madrid do të ketë mundësi që të mbajë numërin legjendar 10.

Janë mediat e ndryshme spanjolle të cilat bëjne me dije se largimi i Luka Modric nga ekipi do të sjellë fanellën me numër 10 të lirë. Zhvillim i cili dujet se do të ndodhë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube. Deri në tani pas rikthimit në Los Blancoa ai mbajti numërin 9. Numër i cili ishte i lirë pas largimit të Benzema nga ekipi.

Gjatë sezonit të tij të parë ai pati një formë mjaft të mirë në ekip. Kanë qenë 43 gola të shënuar prej tij që e vendosin në një pozitë më të mirë. Ai është golashënuesi në këtë sezon ku ka mundur të fitojë La Ligën dhe Këpucën e Artë si golashënues më i mirë.

Mbappe, do të ketë mundësinë e numërit legjendar
Mbappe, do të ketë mundësinë e numërit legjendar

Ndryshimi i numërit nuk është se ka ardhur ai kërkesë e lojtarit. Por, është klubi që e konsideron si një veprim mëse të natyshëm këtë kalim. Me këtë numër ai pritet të marrë dhe rolin e liderit në ekip. Duke u vendosur kështu si figura më e rëndësishme në Real Madrid. Në periudhën e tre dekadave të fundit këtë numër e kanë pasur disa prej figurave më të rëndësishme të klubit. Mbappe pritet që me krenari ta mbajë këtë numër dhe të shndërohet si një pikë e rëndësishme në skuadër.