Shqipëria bëri një hap mjaft të rëndësishëm në vendosjen e tyre në kualifikueset për Boërorin 2026. Sfida e tyre me Serbinë shënoi një fitore historike të shqiponjave cka e ka bërë që udhëtimi I tyre në këto eleminatire të jetë një hap më tej. Kuqezinjtë tashmë të vendosur në vendin e dytë janë duke shpresuar për një play off.
Por, me këtë fitore një prej lojtarëve I cili është përzgjedhur në formacionin e javës së shtatë në këto eleminatore është, Thomas Starkosha. Gardiani I portës shqiptare tregoi një formë mjaft të mirë ku morri kështu dhe vlerësimin maksimal për formën e tij. Portieri I kombëtares arriti të shkëlqejë në fushën e lojës duke sjellë kështu një mur të pakalueshëm për serbët.

Sipas të dhënave ai morri një vlerësim prej 8.4 duke u renditur kështu në mesin e më të mirëve që zhvilluan ndeshjen e tyre me ekipet përkatëse. Një vlerësim që e vendos portierin shqiptar krah emerave të tjerë të rëndësishëm si Joshua Kimmich, Kylian Mbappé dhe Cody Gakpo. Seri lojtarësh kjo që e plotëson të gjithë 11 e lojtarëve.
Strakosha vec një loje të mirë arriti të tregojë mjaft pjekuri në këtë ndeshje dhe të dëshmojë një qetësi në menaxhim. Loja e tij ishte faktor mbështetës në suksesin e ekipit dhe mundi të shërbejë mjaft mirë. I pozicionuar në portë ai ishte zgjedhja e parë e Sylvinhos dhe arriti të dëshmojë më së miri formën e tij. Formë qe e vendosi ekipin në një nivel mjaft të mirë futbolli.



