Mbappe I keqardhur për atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme

Mbappe I keqardhur për atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme

Në ndeshjen e djeshme në La Liga Real Madrid morri një fitore ndaj Alaves. Fitore e cila erdhi e tkurur në numër për Los Blancos duke luajtur prej minutës së 38 me 10 lojtarë. Kylian Mbappe morri një karton të kuq për një goditje të fortë ndaj Antonio Blancos. Me një reagim të shpejtë ndaj asaj që shkaktoi ai u perpoq që të korrigjonte veprimin.

Menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë Mbappe shkoi në dhomat e zhveshjes. Ai kërkoi falje të drejtpërdrejtë ndaj Blancos. Mbappe me një karton të kuq që prej 2019 u pa se ishte tepër i zhgënjyer në atë sfidë. Zhgënjim i cili vinte prej lojës që ekipi ishte duke zhvilluar. Duke pasur parasysh gjithashtu dhe dy humbje të mëhershme të tyre një prej tyre në La Liga.

Në ndjesën e tij u përfshi gjithashtu dhe ekipi i tij. Ai u drejtua me një kërkesë falje duke i lënë në fushën e lojës të tkurut në dhjetë lojtarë. Megjithatë pozita e tyre u barazua duke qenë se dhe Alaves u ndëshkua me një karton të kuq. Manu Sanchez u ndeshkua në minutën e 76.

Mbappe I keqardhur për atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme
Mbappe I keqardhur për atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme

Në një deklaraktë të dhënë Blanco është shprehur se ai e pranon faljen e Mbappe. Duke e shpejguar se janë ndodhi të cilat janë shpesh të pranishme në botën e futbollit.

Reali më herët e kishte kërkuar një shtyrje të kësaj sfide. Kërkesë e cila u anulua prej La Ligas, presioni i tyre mund të shihet dhe në këtë reagim të Mbappe në ndeshjen e djeshme.