Kylian Mbappe është duke forcuar më tej statusin e tij mes emarve që kanë lënë gjurmë në futbollin botëror. Janë dy gola të shënuar në ndeshjen e fundit ku ai kontribuoj në fitoren 4-0 të Real Madrid ndaj Valencia. Sulmuesi në këtë mënyrë është vendosur mbi Thierry Henry sa I përket numrit të golave të shënuar në pesë ligat më të rëndësishme europiane.
Mbappe ka mundur të sigurojë deri më tani një numër prej 235 golash duke lënë kështu pas tij ish yllin e Arsenal. Henry I cili në karrierën e tij mundi të shënojë serinë e 233 golave në total. Kjo është shndëruar pikërisht në një arritje mjaft të rëndësishme. Francezi ka mundur ta shënojë këtë seri golash në 291 ndeshje të luajtura. Ndërkohë që Henry ka dashur një numër shumë më të madh ndeshjesh prej 459 të tilla.

Mbappe nuk është hera e parë që vendos rekorde të kësaj rëndësie. Duke qenë se më herët ai ka mundur të kalojë serinë e golave që janë shënuar në Champions League. Ndërsa tashmë renditet në vendin e gjashtë të të gjitha kohërave. Dueli I tij me Henrry nuk është kaq I shkurtër duke pasur dhe një tjetër përballje mes tyre.
Mbappe ka mundur të lejë pas tij dhe në golat e shënuar në kombëtaren Franceze yllin Henrry. Ai është vendosur I dyti sa I përket golave të shënuar pas Oliver Giroud. Forma e Mbappe është mjaft e mirë dhe duket se do të jetë I gatshëm në vazhdim për të vendosur rekorde të tjera të rëndësishme.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.