Raphinha është shndëruar ndër lojtarët më kryesorë në ekipin e Barcelonës. Ecuria e tij ka lënë një shije të mirë në shumë prej ekipeve të tjera. Ata kanë kërkuar që të kenë pjesë të tyre sulmuesin Brazilan. Barcelona ende nuk është në një konfirmim për argimin e tij por sheh të mundur një ofertë e cila do të jetë e vlefshme.
Ekipi katalanas I cili është duke kaluar një situatë financiare aspak të mirë. Sheh si opsion që arka e saj të mbushet në rastin se është një ofertë bujare për brazilianin. Rasti I parë I konfirmuar është pikërist Al Hilal I cili ka bërë një kërkesë për sulmuesin. Ekipi I Arabisë Saudite ka ofruar plot 80 milion euro për transferimin e tij. Dhe një shumë prej 200 milion euro që do të paguhet në katër vite.
Interesi nuk është vetëm I klubit të Arabisë Saudite, por ai ka pasur dhe një seri kërkesash të ndryshme prej klubeve angleze. Gjithësesi është pikërisht Al Hilal I cili ofron shumën e parë dhe gadishmërinë për të pasur në ekipin e tyre brazilianin.

Sezoni I tij në spanjë nuk kishte si të shpëtonte pa një interes të këtij niveli. Raphinha ka një kontratë të vlefshme me ekipin e Barcelonës deri në vitin 2027. Brenda ekipit nuk ka një rast të konfirmuar që lidhet me këtë transferim. Gjithësesi, kujtojmë se ai vazhdon të japë kontributin e tij. Në kulmin e karrierës së tij në klubin katalanas duket se do të jetë sezoni I tij I fundit atje. Kujtojmë se gjatë këtij sezoni ai ka mundur të shënojë plot 50 gola.