Media ceke nën kritika për formën e Rrahmanit

Media ceke nën kritika për formën e Rrahmanit

Albion Rrahmani është duke perjetuar një fazë mjaft të nderlikuar në karrierënne tij. Ishte pikërisht transferimi i bujshëm i tij nga Rapid Bukureshti drejt Sparta Pragës që ndikoi formën e tij. 25 vjecari me kalimin e tij prej 5 milion euro u vendos si një prej transferimeve më të shtrenjta në klubin rumun. Por, nën një pritshmëri mjaft të lartë duket se nuk ka sjellë aspak një paraqitje të mirë për lojtarin. Kampionati cek duket se nuk po e shikon një formë të qëndrueshme të shkëlqimit të tij.

Prej javëve të para të daljes së tij performanca e tij ka rënë ndjeshëm. Mediat ceke janë ato të cilat e kanë theksuar më tej këtë formë të tij. Lojtari nuk ka mundur të shënojë apo dhe të asistojë në tetë ndeshjet e fundit. Cka e bën që të jetë aspak i qëndrueshëm dhe nën një formë kritike në vazhdim.

Media ceke nën kritika për formën e Rrahmanit
Media ceke nën kritika për formën e Rrahmanit

Mediat vendase kanë qenë mjaft kritike sa i përket formës së tij ku e kanë cilësuar drejt përdrejt se në ekip mungon një sulmues. Ndër të tjera është konsideruar si një transferim i gabuar në klub. Rrahmani ka humbur shkëlqimin dhe energjinë të cilën e tregoi në fillimin e sezonit.

Lojtari i kosovës paraqitjen e tij e nisi mjaft furshëm, cka rriti ndjeshëm dhe pritshmëritë në vazhdim për formën e tij të lojës. Por, kjo mesa duket nuk ka pasur aspak një qëndrueshmëri në vazhdim. Cka ka ndikuar dhe në serinë e kritikave të cilat janë drejtuar ndaj tij.