Media kroate vlerëson me superlativa, Arbër Hoxhën

Media kroate vlerëson, Arbër Hoxhën

Dinamo Zagreb hapi fazën e saj në Europa Ligë me një fitore, 3-1. Ekipi I vendosur përballë Fenerbhaces arriti të siguronte një fitore tepër të rëndësishme. Blutë që në fillim të sfidës ishte mjaft kërkues, ata arritën dhe epërsinë të parët në këtë sfidë. Dion Belja arriti të kalonte në epërsi skuadrën e tij në minutën e 21. U dheshën vetëm pesë minuta që të vinte dhe barazimi në këtë sfidë. Szymanski u kujdes për barazimin e rezultatit.

Por, Dinamo arriti përsëri që të kalojë në epërsi në minutën e 50. Belja arriti të shënojë përsëri për skuadrën e tij ku bëri të mundur kështu një avantazh. Goli I shënuar prej tij erdhi si rezultat I një asisi të Arbër Hoxhës. Goli I tretë për ekipin erdhi pikërisht në minutat e fundit të sfidës, Monsef Bakrar arriti të shënojë duke përfunduar dhe ndeshjen me rezultatin 3-1.

Media kroate vlerëson, Arbër Hoxhën
Media kroate vlerëson, Arbër Hoxhën

Hoxhaj dhe pse jo shënues ishte një prej protagonistëve kryesorë në këtë ndeshje. Ai arriti të asistonte në golin e dytë. Së bashku me Belja ata arritën të sillnin dhe fitoren e parë për ekipin e tyre. Protagonizmi I Hoxhës nuk erdhi thjeshtë prej asistimeve por për ndikimin e përgjithshëm që ai pati në këtë sfidë.

Një ndër mediat më të mëdha kroate e ka vendosur lojtarin si një prej më të mirëve në ekip. Në dy sfidat e fundit ai është treguar tepër luftarak ku ka shënuar ndaj Hajduk Split. Po ashtu dhe në asistimin e tij të fundit. 26 vjecari është bërë pjesë e më të mirëve në këtë kampionat ku ka marrë vlerësime të shumta për formën e tij.