Mediat Sllovene komentojnë Fodën dhe skuadrën e Kosovës

Mediat Sllovene komentojnë Fodën dhe skuadrën e Kosovës

Mediat e ndryshme Sllovene kanë pasqyruar me kujdes grumbullimin e fundit të Kombëtares së Kosovës. Qendër e tyre ka qenë padyshim lojtarët që ka mundur të grumbullojë Foda në këtë sezon ndeshjesh. Njëherësh ata kanë analizuar dhe mungesat që ekzistojnë në ekip dhe rezultatet që ka arritur deri më tani.

Foda ka bërë të mundur grumbullimin e 27 lojtarëve për të pasur kështu rrugëtimin drejt kësaj eleminatoreje. Tekniku I cili më herët ka drejtuar Sturm Graz, Kaiserslautern, Zyrih dhe Kombëtaren e Austrisë do të jetë I gatshëm për këtë përballje. Edhe pse në këtë udhëtim do të shkojë me një mungesë të rëndësishme që është kapiteni I skuadrës. Amir Rrahmani do të jetë larg ekipit për shkak të një dëmtimi që ai ka marrë.

Mediat Sllovene komentojnë Fodën dhe skuadrën e Kosovës
Mediat Sllovene komentojnë Fodën dhe skuadrën e Kosovës

Por, kjo nuk është se do e pengojë më tej ekipin duke qenë se do të duhet të udhëtojë me emra të tjerë të rëndësishëm. Vedat Muriqi, Milot Rashica, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda do të jenë pjesë e këtij grumbullimi duke sjellë më shumë besim në ekip. Një ndër më të përfolurit mbetet të jetë Edon Zhegrova I cili do të jetë I përfshirë në këto lista.

Nuk mbetet të jetë I vetëmi duke qenë se pjesë e grumbullimit janë dhe emra të tjerë që kanë mundur të spikasin në futbollin europian. Foda deri më tani ka mundur të regjistrojë 15 ndeshje dhe prej të cilave ka siguruar dhjetë fitore, pesë humbje dhe asnjë barazim. Cka tregon për një filozofi mjaft të qartë në lojën e tij.