Medon Berisha jashtë fushe, Lecce në emergjencë

Medon Berisha jashtë fushe, Lecce në emergjencë

Lecce është duke kaluar një periudhë jo fort të mirë. Mesfushori shqiptar, Medon Berisha I cili është një figurë mjaft e rëndësishme për ekipin ka kaluar një dëmtim mjaft të keq. Lojtari ka pësuar një dëmtim muskulor të shkallës së dytë, cka e ka bërë që të jetë jashtë fushës për të paktën 6 javë. Periudhë e gjatë e cila do të sjëllë mungesën e tij në ndeshje mjaft decizive për skuadrën.

Berisha 22 vjecar ishte një nga lojtarët që në Lecce këtë sezon ka sjellë një formë mjaft të mirë. Me dy gola të shënuar dhe një udhëtim të rëndësishëm në këtë kampionat ka shërbyer si një pikë kyce në ekip. Por, kontributi I tij në këtë sezon nuk kanë qenë vetëm dy gola decizivë por dhe shërbimi I tij me tre asiatime.

Medon Berisha jashtë fushe, Lecce në emergjencë
Medon Berisha jashtë fushe, Lecce në emergjencë

Mesa duket mungesa e tij nuk do të jetë e vetme për teknikun I cili është dukë u përballur dhe me dy mungesa të tjera tepër të rëndësishme. Lassana Coulibaly, I angazhuar në Kupën e Afrikës (21 dhjetor – 18 janar), si dhe të Lameck Banda dhe Kialonda Gaspar. Trajneri po ashtu dhe boshllëqet e krijuara në mesfushë ka mundur ti mbulojë përmes Ylber Ramadanit. Figurë e cila tepër kyce ka mundur të sigurojë një lojë e cila është zhvilluar mes një lojë të avancuar në mesfushë dhe tërheqje.

Berisha jashtë fushe do të jetë larg katër sfidave: Comos, Juventusit, Romës dhe Parmës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.