Mendy, emëri i cili përfshihet në largimet nga Madrid

Mendy, emëri i cili përfshihet në largimet nga Madrid

Real Madrid është duke “pastruar” ekipin e saj.Ferlamd Mendy ende nuk duket i qartë sa i përket qëndrimit të tij në Los Blancos. Diskutimi për një lëvizje të tij është bërë më i dukshëm pas një forme të mirë që është duke bërë Fran Garcia në Kupën e Botës për Klube. Alonso i cili është mbështetës i formës së mirë është duke cilësuar se është e rëndësishme të ketë një vlerësim të të gjithëve. Në këtë mënyrë mbrojtësi i krahut të majtë duket se është më i qartë. Garcia është duke bërë hapa mjaft të rëndësishëm sa i përket pozitës së tij si titullar.

Qëndrimi i tij në Madrid është rregulluar përmes një kontrate që e mban të lidhur deri në 2028. Por, Mendyt duket se nuk ka pasur formën e tij më të mirë fizike. Kjo e ka vendosur dhe më tej në pikëpyetje qëndrimin e tij. Kërkesat e ekipit në këtë sezon janë të larta pasi kërkojnë të sjellin një ekip që do të jetë shumë më kompetitiv. Ndaj dhe kërkesat e tyre janë tepër të larta ndaj lojtarëve të saj.

Mendy, emëri i cili përfshihet në largimet nga Madrid
Mendy, emëri i cili përfshihet në largimet nga Madrid

Real i cili më herët ka pasur synime të ndryshme sa i përket mbrojtjes duket se është duke rindërtuar skemën e saj. Garcias i cili ka sjellë një formë mjaft të mirë ka ndikuar në vendimet për afrime që do të duhet të ndërmarë ekipi.

Alonso duket se ka gjetur një skemë të përshtatshme dbe Garcia është duke qëndruar mjaft mirë në të. Kontributi i tij në ofensivë është ajo që e ka sjellë të rimëndojë të ardhmen e tij në ekip. Ndaj është ndërmarë dhe lëvizja e lojtarëve të tjerë nga ekipi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.