Mërgim Berisha nuk është duke kaluar periudhën e tij më të mirë në qëndrimin e tij. Mesa duket e afërt është mundësia që ai të vendoset larg Hoffenheimit në sezonin e ardhshëm. Një tjetër ekip është interesuar për të siguruar shërbimin e tij. Hertha BSC ka shprehur pëlqimin e një mundësie për t’u transferuar në këtë sezon kalimesh. 27 vjecari i cili është vendosur përballë faktit se e ka të nevojshme një rikthim e ka konsideriar të mundur një largim të tij. Pikërisht shërbimi për një ekip që ka nevojë për një repart ofensiv më të forcuar mund të jetë pikërisht lëvizja e duhur.
Mediat janë duke e sjellë se një kalim i tillë është i mundur dhe është vleresuar kalimi i tij në skuadrën gjermane. Si fillim mund të jetë një formë huazimj e cila më pas dhe mund të finalizojë kalimin e tij. Një tjetër periudhe huazimi ka qenë për të duke qenë se qëndrimi i tij në Augsburg nuk shkoi në formën më të mirë. Me vetëm 38 minuta të luajtura në një sezon të plotë vendos alarmin në mesfushori.

Kujtojmë se më heret angazhimi i tij në Augsburg ka qenë mjaft i bujshem. Pasi në dy sezone të mëhershme ka mundur të shërbejë nëntë gola në 23 ndeshje të luajtura. Formë e atëhershme e cila solli një vlerë në treg të tij shumë më të lartë. Por duket se qëndrimi i tij në Hoffenheim nuk ka qenë periudha e mirë e tij. Lëkundje e cila e ka vendosur talentin e rri në një pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij. Tashmë do të duhet të ketë një zgjedhje që do të ndikojë të ardhmen e tij.