Mërgim Vojdova mes më të mirëve në Serinë A

Mërgim Vojdova mes më të mirëve në Serinë A

Yjet shqiptarë të cilët luajnë në elitën e futbollit janë të shumta. Vitet e fundit ata kanë shkëlqyer në fushën e lojës. Një seri lojtarësh kanë mundur që të diferencohen në fushën e lojës mes më të mirëve. Rasti i fundit ishte mbrojtësi kosovar Mërgim Vojdova.

Vojdova është lojtar i Empoli dhe në sfidën e fundit të ekipit e tij ai ishte fantastik. I angazhuar që në minutën e parë të lojës ai mundi që të realizojë një mbrojtje të mirë. Aspak, e dyshimte që ai do të ishte në mesin e më të mirëve në këtë javë.

Një javë e Serisë A, e cila përballi ekipet pretendente për titull. Mes një Napoli i cili arrin të mposhtë Milan. Gjithashtu, Inter i cili është i pandalshëm në lojën e tij ku ka siguruar një seri prej pesë fitoresh. Juventus, arrin që të kapërcejë të gjithë pengesën, nën drejtimin e Igor Tudor. Një fitore e cila mbush me shpresë ekipin italian.

Mërgim Vojdova mes më të mirëve në Serinë A
Mërgim Vojdova mes më të mirëve në Serinë A

Nuk kishte si të mungonte dhe Como. Deri më tani ekipi i serisë A, ka pasur një ecuri të avashtë. Por, të vendosur në mesin e tabelës ata kanë mundur të jenë të qëndrueshëm.

Mbrojtësi i Comos në këtë barazim me Empolin u vlerësua për një lojë fantastike. Me një notë 7.6 ai renditet në mesin e kryesorëve të futbollit italian. 30 vjecari bëri të mundur dhe një asis i cili shërbeu për rezultatin e ekipit. Forma e tanishme e Vojdovës e favorizon për një sezon dhe një transfertë të mundshme. Asgjë e konfirmuar deri më tani nga klubi italian.