Cluj ka bërë një sezon tepër të mirë, ekipi renditet I dyti me vetëm dy pikë diferencë. Lufta për titull në këtë fazë të sezonit bëhet dhe më e ashpër. Ndaj Cluj ka mundur të sigurojë një fitore në sfidën e tyre të fundit. Meritën për këtë fitore pa dyshim që e ka lojtari shqiptar Meriton Korenica. Ekipi arriti të merrte një fitore të sigurt në shtëpi 2-0 ndaj Unviersitatea Craiovas. Korenica në këtë sfidë mund të cilësohet si një lojtar kryesor duke qenë se ka mundur të jetë tepër prezent në fushën e lojës.
Forma e mirë e sulmuesit shqipëtar I lejon atij që të realizojë një gol dhe po ashtu të jetë prezent në një asis të dhënë. Një sfidë e cila u hap me një gol në minutën e 22, ku I lejon Korenicës të shërbejë asisin drejt Kamara për të realizuar golin e tyre të parë. Sulmuesi shqipëtar nuk mjaftohet me kaq, por ai është prezent gjithashtu duke shënuar dhe vetë golin e dytë në minutën e 44.

Paraqitja e tij e mirë është vlerësuar dhe nga subjekte që merren me vlerësim, ku e cilësojnë si më të mirin. Në këtë sfidë ai arriti që të dallohej duke u cilësuar si më I miri në fushën e lojës me një notë të ponderuar 8.4. Në këtë sfidë ai nuk ishte I pranishëm vetëm me këto dy shërbime, ai ka pasur 18 pasime të sakta. Gjithashtu, dhe tre pasime që konsiderohen si decizive për lojën. Në 32 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni ai ka bërë të mundur shënimin e shtatë golave dhe pesë asistimeve.