Tenistia britanike së fundmi është hasur me një situatë të pazakontë ku ka rënë pre e një përndjekje, gjatë debutimit të saj në Dubai.
Burri I cili ishte vënë pas saj, ka marrë një masë tepër të ashpër nga autoritetet duke e përjashtuar atë nga cdo turnetë e WTA, ku do të jetë në pritje për vlerësimin e kërcënimit të tij.
Ishte momenti kur ishte në zhvillim e sipër të ndeshjesh kundër Karolina Muchova, nga e cila humbi, në atë moment ajo drejtoi arbitrin drejt tifozëve. Ishte një situatë e tensionuar, ku dhe gjendja e saj emocionale ishte tepër e rënduar. Tensioni ishte për shkak se personi ishte I vendosur në reshtat e parë dhe më herët ai ka shfaqur sjelle tereorizuese ndaj saj.
WTA u shpreh e gatshme për të siguruar mirëqënien fizike dhe emocionale të tenistes 22 vjecare, duke siguruar ekipet e nevojshme për mbarvajtjen emocionale të saj. Ekipi gjithashtu është duke krijuar masa sigurie që të ketë një mbarvajtje të plotë të turneve që zhvillohen në të gjithë botën, duke krijuar një mjedis sa më të sigurt.
Rasti I ngacmimit të tensiteve është I përsëritur, ku më herët një gjykatë në londër ka lëshuar një urdhër ndalimi 5-vjecar ndaj një personi që ka përndjekur një teniste. Kjo situatë, sjell edhe njëherë në vëmendje se sa e rëndësishme është mbarvajtja dhe rishikimi strikt I rregullave për një siguri të plotë në organizime.