Merret masa drastike ndaj Carlo Ancelottit

Merret masa drastike ndaj Carlo Ancelottit

Carlo Ancelotti është aktualisht drejtuesi teknik I Brazilit, ai është dënuar nga gjykata spanjolle me një vit burg sa I përket një shkelje të kryer. Bëhët fjalë për një mashtrim tatimor që ai ka zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në spanjë e cila është e lidhur me të drejtat e imazhit. Periudha në të cilën ai ka kryer shkeljen bëhët fjalë të jetë rreth vitit 2014-2015.

Ancelotti është vënë në djeni për akuzat që janë ndërmarrë kundër tij dhe ai më herët e ka shlyer detyrimin e shkaktuar prej 1.5 milion euro. Por, gjykata nuk e ka marrë parasyesh këtë duke dhenë një masë dratike kundër tij. Është pikërisht një dënim me burgim që është vendosur. Mesa duket kjo është thjeshtë një masë e cila nuk do të vihet në zbatim.

Merret masa drastike ndaj Carlo Ancelottit
Merret masa drastike ndaj Carlo Ancelottit

Shkaku I vënies në zbatim të saj është sepse konsiderohet një vepër e cila nuk ka rrezikshmëri shoqërore. Mungesa e rrezikshmërisë e vendos atë në një situatë ku I dënuari I cili ka një masë deri në dy vite burgim të mos ekzekutohet dënimi. Por, është parë e arsyeshme në argumentimin e gjykatës që masa të jetë e tillë. Kjo pritet të jetë një fushatë ndërgjegjësuese për të gjithë rastet që kanë abuzime të tilla.

Anashkalimi I detyrimeve në futboll është një pjesë e cila ndodh shpesh, kjo është vlerësuar dhe si një mundësi e tyre për të future fitimin drejt e në xhep. Ky është një model që nuk duhet të ndiqet më sipas ligjzbatuesve ndaj dhe masa e marrë ka qenë drastike. Madje dhe emëra të mëdhënj të futbollit janë përballur shpesh me evazionin fiskal.