Matias Lloci, mesfushori I skudarës së Teutës ka ndarë një lajm në ditën e sotme. Ai ka bërë të ditur se është larguar nga ekipi dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale. Ka qenë një periudhë e gjatë që prej kohës që ai veshi fanellën dhe këtë ditë ka ndarë lajmin se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Largimi I tij ishte krejtësisht I papritur dhe shënon fundin e kapitullit të tij më KF Teutën. 25 vjecari ka treguar një formë mjaft të mirë dhe do të jetë I gatshëm që të nisë një tjetër hap në karrierën e tij.

Si fillim në letrën e shkruar prej tij ai ka shprehur falenderimin për të gjithë mbështetësit në ekipin e Teutës. Prej tij është cilësuar si një periudhë krenarie prezntimi I klubit të Teutës. Në këtë falenderim ai ka përfshirë gjithashtu dhe shokët e tij të ekipit dhe drejtues të saj. Mirënjohja për të zë një vend mjaft të rëndësishëm në këtë letër. Ai është shprehur se ndihet tepër falenderues ndaj ekipit që I dha mundësinë për të debutuar.
Lloci debutoi në këtë sezon me ekipin durrsak ku tregoi një formë të mirë/ lëvizja duket se ka qenë në planin e tij personal dhe aspak pjesë e drejtuesve të skuadrës. Kjo sepse në këtë merkato emëri I tij nuk u prek asak si një mundësi për të qenë jashtë ekipi. Deri më tani nuk bëhët e ditur se cila do të jetë lëvizja e tij e ardhshme, por mendohet se do të ketë një zhvendosje tjetër.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.