Messi asistues më i mirë i të gjitha kohërave

Messi asistues më i mirë i të gjitha kohërave

Lionel Messi arriti të vendosë një tjetër rekord. Këtë herë me përfaqësimin e tij kombëtar ai mundi të regjistrojë një rekord mjaft të rëndësishën që e vendos atë si më të mirën në botë. Argjentina në sfidën e saj përballë Porto Rikos arriti të vendosej me një rezultat 6-0. Ndeshje miqësore e cila përseri solli një formë mjaft të mirë.

Ylli i ekipit argjentinas në këtë sfidë mundi të sillte kështu një tjetër rekord të rëndësishëm. Me dy asistime të regjistruara ndaj Gonzalo Montiel dhe Lautaro Martinez ai arriti të sillte kështu serinë e 60 të tilla të regjistruara.

Messi me këtë seri prej dy asistmesh ka mundur të lejë pas tij Neymar. Braziliani i cili ka mundur të regjistrojë më herët 59 të tilla. I vendosur në listën e asistuesëve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar.

Messi asistues më i mirë i të gjitha kohërave
Messi asistues më i mirë i të gjitha kohërave

Por, me këtë ai u afrua dhe më tej me një rumbullakim sa i përket asistimeve të shënuar. Ai do të duhet të regjistrojë dhe dy të tilla për të kapur kështu shifrën e 400 të tillave. Messi po ashtu ka mundur të shënojë dhe një seri prej 141 golash me kombëtaren e tij. Cka është vendosur vetëm dy gola më pak se Ronaldo i cili ka një seri prej 143 të shënuar.

Në Inter Miami ku ai debuton ka mundur të regjistrojë një tjetër formë mjaft të mirë. Me 26 gola dhe 15 asistime vendoset mjaft i sigurt duke synuar një formë shumë më të mirë në vazhdim.