Messi bëhët asistuesi më I mirë I të gjitha kohërave

Messi bëhët asistuesi më I mirë I të gjitha kohërave

Lionel Messi ka shënuar një tjetër arritje madhore në karrierën e tij. ai është shndëruar në asistuesin më të mirë në historinë e futbollit. Sukesi I tij u regjistrua në gjysmëfinalen e play off-it të MLS. Inter Miami mundi të sigurojë një tjetër fitore mjaft të rëndësishme në këtë dalje përballë Neë York City. Me një rezultat 5-1 ata ishin mjaft bindës të vendosur në fushën e lojës.

Në këtë sfidë dhe pse hat trick u realizua nga Tadeo Allende përsëri në qendër të vëmëndjes ishte Messi. Argjentinasi shërbeu në këtë ndeshje duke asistuar në golin e tretë të skuadrës. Me këtë hap ai mundi të hyjë në historinë e futbollit. Ishte pikërisht minuta e 67 kur ai mundi të shërbejë për 19 vjecarin Silvetti.

Messi bëhët asistuesi më I mirë I të gjitha kohërave
Messi bëhët asistuesi më I mirë I të gjitha kohërave

Me këtë shërbim ai mundi të regjistrojë të 405 në karrierën e tij duke u vendosur në krye të më të mirëve. Shërbim që e vendosi lojtarin në kryesim duke e cilësuar si asistuesi më I mirë në futbollin botëror. Më herët ky rekord ishte mbajtur prej legjendës së Madrilenëve, Ferenc Puskas. Messi me lojën e tij ka mundur përsëri që të mund të shërbejë duke sjellë një kontribut mjaft të madh në secilin ekip që ai ndeshet.

1136 janë daljet që ai ka realizuar duke mbajtur kështu një rekord me 46 tituj. Kontributi I tij ka qenë dhe në zhvendosjën drejt MLS duke qenë një figurë mjaft e rëndësishme për skuadrën e tij. Lojtari duket se do të ketë një shërbim dhe më të gjatë në vijim.