Messi nuk do të jetë pjesë e grumbullimeve që do të ketë Argjentina, kombëtarja do të zhvillojë ndeshjet të cilat janë të vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botes 2026, dhe ajo cka ka bërë më shumë përshtypje është mungesa e Messit në këto eleminatore. Me një angazhim jo të plotë dhe në klubin ku po angazhohet, ylli Argjentinas ka marrë një vendim ku tërhiqet nga mundësia e tij për t’u bërë pjesë e këtyre eleminatoreve.
Messi nuk do të jetë prezent në dy ndeshjet eleminatore që do të zhvillojë kombëtarja me Brazilin dhe Uruguaj dhe shihet si një pikëpyetje se si do të jetë e ardhmja e tij sa i përket përfaqesimit në kombëtare. Deri më tani janë shuar të gjitha pikëpyetjet ku shihet i munguar vetëm angazhimi i tanishëm por në sfidat e Botërorit do të përcaktohe sipas gjendjes që paraqet sulmuesi. Ylli i Argjentinës ende është pjesë e futbollit aktiv dhe prezenca e tij në botërorin e ardhshëm duket teper e mundur.

Gerardo Martino si një ndër ish trajnerët që ka punuar me argjentinasin e cilëson si një vendim të drejtë mos angazhimin e tij në këto sfida duke cilësuar se dhe mosha është një aspekt tepër i rëndësishëm në botëror duke qenë se asnjëherë nuk mund të ketë një përfaqësim të njejtë në moshën e lojtarit. Gjithashtu koha që ai të rikuperohet dhe të shihet një mundësi nëse do të jetë në të ardhmen pjesë e kombëtares është cilësuar tepër e rëndësishme nga trajneri duke shfrytëzuar kohën e nevojshme për vendimarje të mëdha.