Messi, mundësi për t’u larguar nga Inter Miami

Messi, mundësi për t’u larguar nga Inter Miami

Lionel Messi është duke vlerësuar mundësinë e largimit të tij nga Inter Miami. Duket se një bindje për këtë e ka dhënë dhe humbja e tyre e thellë përballë PSG. Kupa e Botës për Klube e sfidoi Messin me ish ekipin e tij, përpara se të zhvendosej në amerikë. Faza e 1/16 nuk ishte aq premtuese për ekipin I cili u përball me një humbje tronditëse. Ishin pikërisht katër gola të realizuar që e vendosën jashtë këtij kampionati Inter Miami.

Messi me një kontratë e cila është duke përfunduar e ka konsideruar si të mundur që vazhdimi mos të jetë më pjesë e këtij kampionati. Dëshira e tij është që të jetë pjesë e Kupës së Botës 2026. Mundësi kjo që e detyron lojtarin të jetë aktiv në një ekip. Ndaj dhe ai e ka vlerësuar se do të jetë e mundur një angazhim në një skuadër.

Messi, mundësi për t’u larguar nga Inter Miami
Messi, mundësi për t’u larguar nga Inter Miami

Mirëpo kontrata e cila është firmosur në 2023, është drejt përfundimit të saj. Në klauzolën e saj është e përfshirë dhe një mundësi rinovimi 12 mujorëshe, por ende nuk është aktivizuar, mediat hedhin dritë se një mundësi marveshje deri më tani është pezulluar. Kjo e vendos argjentinasin më të pasigurt në të ardhmen e tij.

Një ndër emërat më të mëdhenj të futbollit mund të ketë dhe një kalim historik në ligën Arabe. Oferta që nuk kanë munguar këto kohë duke sjellë dhe një përballje të mundshme të tij me Ronaldo. Por, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar sa I përket kalimit që do të ketë Messi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.