Mevlan Zeka ka mundur të shënojë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka nënshkruar transferimin e tij në rumani, klubi pritës do të jetë UAT Arad. Qëndrimi i tij është vendosur me një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2027.
Zeka ka pasur një formë mjaft të mirë në këtë sezon të Superligës. Nën fanellën e Suharekës ka mundur të shënojë një seri prej 22 golash duke u shnderuar në një prej lojtarëve më të mirë në këtë sezon. I vendosur në rolin e kapitenit ai ka mundur të shërbejë si një shtyllë mjaft e rëndësishme në ekip.

Me kalimin e tij në Rumani ai pritet të shërbejë më së miri në repartin ofensiv të klubit. Me një eksperiencë të gjatë në fushën e blertë ai ka mundur të realizojë disa përfaqësime mjaft dinjitoze. Ai ka luajtur në disa klube mjaft të njohura dhe ka shërbyer për Gjilanin, Feronikeli, Liria etj. Me shërbimin e tij ka mundur të sjellë dhe disa tituj për këto klube. Gjtithashtu ka pasur mundësi që të ketë një përfaqësim në garat europiane.
Në Superligë ai ka mundur të fitojë tre titujt që ka kampionati. Sulmuesi ka mundur të sigurojë Kupën e Kosovës, Superligën dhe Super Kupa. Tashmë do të jetë pjesë e një klubi i cili pritet të sjellë shërbimin e tij në këtë angazhim. Eksperienca e tij në kampionatin kosovar njëherësh dhe përfaqesimet e ndryshme në garat europiane do të shërbejnë për të sjellë një ndryshim në klub.