Vetëm pak kohë më parë në “Old Trafford’’ gjithcka duket se ishte shuar, duke mos sjellë kështu aspak një qasje positive në lojën e skuadrës. Ekipi ishte shumë më larg objektivave të vendosur dhe dukej se do të duhej shumë më shumë kohë për një rikuperim të gjendjes së tyre. Mesa duket me një lëvizje mjaft të zgjuar e cila është duke rezultaur e tillë, drejtuesit bënë një ndryshim të rëndësishëm në bankinë.
Amorim I cili prej kohësh kishte besimin e drejtuesve u largua nga skuadra. Lëvizje e cila vendosi në krye të saj Michael Carrick, magjia e të cilit e ndryshoi gjendjen e ekipit. Të kuqtë nga një ekip I cili nuk kishte aspak organizim dhe një gjendje jo të qëndrueshme është kthyer në fushë si një makineri pikësh. Rrugëtimi I tyre në vetëm disa javë është duke treguar për një ekip mjaft kërcënues I cili I është rikthyer dhunshëm objektivave të tyre në këtë sezon.

Kthimi në normalitet e bën që ekipi të jetë sërisht pretendet për titull dhe të ketë mundësi për të siguruar kështu një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Ngërci duket se është shuar dhe besimi në skuadër është rritur ndjeshëm mes rezultateve të marra në sfidat e fundit.
Drejtimi I United për Carrick është ende një sfidë e madhe dhe kjo për shkak të dinamizimit që ka vetë kampionati. Drejtuesi teknik ende nuk është me një status si të përhershëm në drjetimin e klubit. Kjo pasi qëndrimi I tij me një kontartë më të gjatë pritet të vendoset për shkak të rezultateve që do të sigurojë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.