Enea Mihaj ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Lëvizja e tij dhe pse e largët konsiderohet si një mundësi më e mirë për karrierën e tij. Vendosja e mbrojtësit të Kombëtares do të jetë përtej Atlantikut. Atlanta United është ekipi që ai ka zgjedhur. Skuadra e tij konkuron në Major League Soccer.
Mihaj pritet të vendoset atje me një kontratë e cila do të jetë e vlefshme për tre sezonet e ardhëshme. Deri në 2028 do të jetë qëndrimi i tij në klubin amerikan. Por, do të jetë e mundur që ai të ketë dhe një zgjatje të kontratës. Kjo e vendos atë në një projëkt të rëndësishëm për skuadrën amerikane. Dalja e tij e parë pritet të jetë në 24 korrik, periudhë e cila nis dhe ndeshjet e kampionatit.

Kalimi i tij vjen pre Famalicaon në Portugali, ku nuk vazhdoi më ecurinë e tij atje. Aktivizimi i tij bëhët si lojtar i lirë pasi nuk ka pasur një rinovim të kontratës së tij. Interes për të ka pasur dhe nga italia, ka qenë Atalanta. Me një marveshje e cila nuk arriti të realizohej dhe e vendos atë në një zgjedhje të diktuar.
Lëvizja e tij drejt SHBA, e vendos Mihaj në përballje mjaft të rëndësishme në karrierën e tij. Një kampionat që ka emëra të rëndësishëm pritet të sjellë përballjen e tij dhe me emëra të mëdhenj si Lionel Messi. Ekipi në të cilën është transferuar nuk është në formën më të mirë. Por, përmirsimet në këtë sezon kalimesh kanë sjellë mundësinë e një ekipi më konkurues.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.