Milan arriti të bëjë një hap mjaft të rëndësishëm në San Siro duke mposhtur 2-1 Napolin në supersfidën e javës së pestë. Me këtë fitore Milan arrin të marrë kreun e Serisë A. Alexis Saelemaekers, ishte ai I cili arriti të shfrytëzojë shumë mirë një aksion I nisur që herët në minutën e tretë. Atje gjendet Pulisic I cili u tregua mjaft I gatshëm që të finalizojë aksionin me një gjuajtje në shtyllën e dytë dhe një top që përfundon në rrjetë.
Mesa duket kjo ndeshje rolin e Pulisic nuk do e kishte kaq episodic duke qenë se lojtari u shfaq sërisht për të sjellë një tjetër gol. Në minutën e 31 një aksion të nisur nga Pavlovic dhe Fofana ata arrijnë të finalizojnë me një gol përsëri nga Pulisic. Dyfishimi I rezultatit për Milan solli më shumë siguri dhe besim në ekipin kuqezi.

Napoli, ishte reagues në pjesën e dytë, në minutën e 56 falë një goditje të Anguissas ata përbëjnë kërcënimin e parë për vendasit. Goditje e cila nuk erdhi drejt finalizimit për shkak të një ndërhyrje tepër të sigurt të Maignan. Estupian I cili solli një ndërhyrje të parregullt duke marrë një karton të kuq dhe shkaktuar një penallti. De Bruyne shënoi golin nga pika e 11 metërisht duke sjellë kështu mundësinë për të shndëruar uljen e diferencës.
Milan I cili ishte në disfavor për shkak të numërit të lojtarëve në fushën e lojës. Arriti më së miri që të mundësojë qëndrim të sigurt në fushë. Ekipi mundi të loja I sigurt duke sjellë kështu një fitore mjaft të rëndësishme.



