Milan dhe vendosmëria e tyre për të sjellë në ekip Ardon Jasharin ka shkaktuar një seri polemikash në klubin belg. Milan është duke zhvilluar një betejë të vertetë me Club Brugge për të siguruar yllin e tyre në skuadër. Më herët ka qenë pikërisht klubi Belg i cili nuk e pranoi ofertën duke e cilësuar si të pamjaftueshme. Por, tratativat e Tares këtë herë kanë ardhur shumë më ndryshe. Ai ka kërkuar që të ketë në ekip mesfushorin dhe ka sjellë një ofertë shumë më të lartë nga klubi kuqezi.
35 milion euro është oferta përfundimtare që ata kanë sjellë në skuadër duke menduar se do të jetë e mjaftueshme. Në këtë ofertë në formë kërkese ata kanë bërë që Brugge të japë një përgjigje në një kohë të caktuar. Investimi i skuadrës kuqezi në një kohë kaq të gjatë nuk është vlerësuar aspak interesant nga Igli Tare.

Ku së fundmi një ndër daljet e tij përpara ndeshjes që ka zhvilluar Brugge është cilësuar pikërisht si një provokim nga ana e tyre. Ata e kanë vendosur se dalja e tij dhe cekja e transferimit, ka qenë një goditje poshtë brezit.
Në kahun tjetër ata janë duke u ndeshur me një neglizhencë totale nga ana e Jasharit. Futbollisiti i rri nuk është paraqitur as në seancat stërvitore dhe ndeshjen e zhvilluar nga klubi. Është një lëvizje e cila është cilësuar si dëshira e tij për largim. Por, në krahun tjetër është pikërisht klubi belg i cili kujton kontratën e tij deri në 2029. Pra, në një situatë të tillë ata do të japin një përgjigje deri në 24 orëshin e ardhshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.