Sezoni i Milan nuk shkoi në formën më të mirë. Ekipi është duke synuar që të shkojë në një përgatitje për sezonin e ardhshëm. Mënyra e vetme mbetet përmirësimi i vazhueshëm i tyre. Drejtuesit kanë menduar për një drejtues teknik të rri për ekipin e tyre. Një shans për të ndryshuar lojën dhe për të synuar më shumë. Kusht i vetëm për këtë mbetet të jetë një trajner i cili e njej dinamikën e lojës atje dhe ka pasur sukses në këtë kanpionat.
Në lidhje me këtë kërkesë të tyre janë duke u lakuar dy emëra tepër të rëndësishëm në futbollin Italian. Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri janë dy prej trajnerëve të cilët po përmenden për një transfertë të mundshme. Të dy trajnerët janë emëra të njohur për këtë kampionat dhe kanë arritur të shijojnë suksesin e këtij kampionati.

Gasperini i cili është duke drejtuar Atalantën ka udhëhequr kryesisht klube të cilat kanë një renditje të lartë. Duke e njohur kampionatin dhe ku ka udhëhequr drejt shumë sukseseve ai shihet si një emër i mundshëm në këtë drejtim. Sarri është një tjeter emër. Ai është trajner i lirë duke mos pasur në drejtim asnjë ekip për momentin.
Me një karrierë të sukseshme jo vetëm në Serinë A po gjithashtu dhe në Premier Ligë shihet si opsion i mundur. I cili shihet si një opsion më i mundur për shkak të mungesës së tanishme të një angazhimi. Kjo lëvizje tepër e rëndësishme pritet të përkojë dhe me lëvizjen e drejtuesit sportiv të rri i cili do të shkojë në Milan.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.