Santiago Gimenez mund të largohet nga klubi gjatë afatit të janarit. Mesa duket nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë që klubi kishte projektuar për të. Media të ndryshme italiane e kanë vendosur po ashtu transferimin e tij drejt një klubi anglez. Ajo që është duke u synuar nga kuqezinjtë është që të kenë pranë klubit një tjetër sulmues, cka do e bëjë shumë më të thjeshtë largimin.
West Ham është klubi që ata mendohet se do të gjejnë zvendësuesin, ku e kanë përcaktuar si të duhurin Niclas Fullkrug. Gjermani I ekipit anglez ka mundur të shërbejë në një formë mjaft të mirë, kjo e ka shndëruar si opsion që mund të jetë në duart e Milan. Qëllimi I tij është të kërkojë një shtëpi të re pas largimit nga londra, ndaj një mundësi shkëmbimi do të jetë e vlefshme për të.

Nën drejtimin e Allegrit zvendësimi I Gimenez me lojtarin mund të jetë pikërisht një ripërtëritje e cila është e nevojshme për klubin. Me Leao dhe Pulisic do të jetë një sulm shumë më I plotë dhe një konfirmim I kërij reparti të rëndësishëm. Gimenez në krahun tjetër I cili ishte diskutuar si një opsion I mundur për transferimin në Roma, është konsideruar si opsion I mundur.
Milan është duke monitoruar me mjaft kujdes të gjithë situatën duke kërkuar kështu afrimin në ekip të një lojtari të duhur dhe mundësinë e shkëmbimit.



