Milan ende në pritje nga Jashari, mungesa e tij në ndeshje

Milan duket se është duke vazhduar me të njëjtin intesitet kërkesën e tyre për të afruar Ardon Jasharin. Mesfushori I cili është bërë një emër tepër I rëndësishëm për kuqezinjtë ende nuk ka dhënë një përgjigje sa I përket transferimit të tij. Ekipi së fundmi ka mundur të paraqesë dhe një ofertë për shërbimin e tij. 32.5 milion euro është ofruar për lojtarin dhe bonuse të ndryshme por ende nuk është dhënë një përgjigje nga Clube Brugge.

Një situatë e cila është në pritje për Milan dhe mund të sjellë një ndryshim të të gjithë situatës për ta. Jashari në nisjen e grumbullimeve nuk është paraqitur në seancën stërvitore. Është vetëm një dalje e tij e cila rezulton të jetë në një seancë I vetëm. Po ashtu dhe një lëvizje ka ndodhur në krahun  e klubit belg ku ata kanë ndërmarrë një vendim sa I përket mosangazhimit të tij në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar ekipi.

Milan ende në pritje nga Jashari, mungesa e tij në ndeshje
Milan ende në pritje nga Jashari, mungesa e tij në ndeshje

Moment I cili mund të komentohet si një mundësi që ka Milan për të marrë një shenjë pozitive sa I përket ofertës që ata kanë paraqitur. Oferta e tyre ka një kohë që do të duhet të ekzekutohet dhe ata do të jenë të hapur për përgjigje. Por, Tare kërkon të jetë tepër preciz në prurjet e tij. Ndaj dhe nuk do të ketë një kohë të palimituar të pritjes së tij.

Mesa duket është një lëvizje e cila është vendosur në favorin e Milan. Ekipi është duke e konsideruar të mundur këtë kalim. Tadhmë do të duhet vetëm një aprovim I cili vjen nga klubi belg.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.