Milan ka një projekt për të qenë më shumë konkurues në këtë sezon. Ekipi është vendosur që gjatë verës në disa prurje të reja dhe tashmë gjatë afatit kalimtar të dimrit mendohet se do të ketë disa prurje. Prej mbritjes së Igli Tare në krye të drejtimit sportiv shumë emra janë afruar dhe njëherësh është bërë një pastrim I skuadrës.
Media të ndryshme italiane kanë sjellë një emër I cili mund të bashkohet së fundmi me ekipin kuqezi. Niklas Sule është mbrojtësi I Dortmund ku po diskutohet si një opsion që të jetë pjesë e tyre në këtë sezon kalimesh. Milan në përforcimin e saj nuk është duke sjellë një frymë të re në sulmin e skuadrës por njehrësh dhe në mbrojtje.

Është pikërisht një zonë në të cilën e ka të nevojshme më shumë siguri ndaj dhe konsiderohet se Sule do të jetë një prurje mjaft e duhur për skuadrën italiane. Mbrojtësi është vlerësuar për formën e tij dhe njëherësh shihet si një ndër lojtarët që e ka të theksuar aftësinë e tij të qëndrueshmërisë në zonë.
Shpejtësia dhe fleksibiliteti janë faktorë të tjerë që e bëjnë të jetë një opsion I duhur në listën e Allegrit. Raportimet bëjnë me dije se lojtari është I hapur gjithashtu për një sfidë të re dhe bashkimi me një kampionat si Seria A pritet të shënojë një pikë kthesë për karrierën e tij. 28 vjecari dukshëm ka shprehur pëlqimin për këtë kalim dhe pritet të finalizohet marveshja për transferimin e tij.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.