Mike Maignan duket se është në formën e tij më të mirë në këtë sezon. Në ndeshjet e kombëtareve ai shkëlqeu me Francën dhe tashmë mund të ketë një seri ofertsh për portierin. Në milan ai ka një kontratë e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Kjo e bën të mundur që ai të lëvizë. Në merkaton e verës është e pritshme për klubin e Serisë A që do të ketë një seri ofertash për të.
Më herët është përfolur në disa forume sportive se qëndrimi I tij është I lidhur me formën e Milan në këtë sezon. Nëse kuqezinjtë sigurojnë një vend në europë, ai mund të vazhdojë qëndrimin. Në të kundërt do të shikohet si opsion shitja e tij. Një transferim I mundshëm është në disa klube të njohura, por vlera e tij tashmë do të jetë në rritje.
Zvendësimi I tij është menduar më së miri nga klubi I Milan I cili nuk dëshiron që të jetë I papërgatitur. Kuqezinjtë synojnë portierin e Mancheste Unietd Andre Onana. Kamerunasi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këtë sezon, ndaj dhe largimi I tij mund të jetë I mundur në fund të këtij sezoni.

Onana nëse bashkohet me Milan bën një rikthim në Serinë A, kampionat ku shkëlqeu para se të transferohej atje nga ekipi I Inter. Një largim I Maignan nuk do të jetë aspak problem për milanezët të cilët janë në plane tepër të qarta për sezonin e ardhshëm. Onana pritet të përshtatet në kampionatin italian duke qenë se ka eksperiencën e duhur për ta njohur atë.