Milan gjen zvendësuesin e Maignan në rast largimi

Milan gjen zvendësuesin e Maignan në rast largimi

Milan është duke përgatitur të gjithë terenin e duhur për të riorganizuar ekipin. Vera është duke paralajmëruar një tjetër largim nga ekipi dhe porta mund të jetë e kërcënuar. Mike Maignan është vendosur nën një pikëpyetje sa i përket të ardhmes së tij. Lojtari shpesh është përfolur për një largim të mundshëm. Këtë e ka vendosur dhe më në pikëpyetje po ashtu dhe mungesa e një rinovimi me kuqezinjtë.

Kërkesa e tyre ka qenë e shpeshtë por duket se portieri ka zgjedhur që të mos japë një përgjigje vendimtare sa i përket kalimit. Kjo situatë ka ngjallur më tej dyshime sa i përket qëndrimit të tij në ekip. Ndaj dhe drejtues të Milan janë vendosur të gatshëm për të sjellë kështu një pasues të tij në ekip. Kjo e shtyn më tej ekipin që të kërkojë një zvendësues të duhur.

Milan gjen zvendësuesin e Maignan në rast largimi
Milan gjen zvendësuesin e Maignan në rast largimi

Kuqezinjtë duket se në zgjedhjen e tyre kanë përfshurë portierin e Liverpool. Alisson Becker është konsideruar si zvendësuesi ideal dhe tashmë shihet se mund të realizohet dhe kalimi i tij. Liverpool do të jetë i gatshëm që të konsiderojë largimin e tij. Kontrata e tij deri në 2027 shihet si një mundësi që tulipantë të përfitojnë më tej prej kësaj kontrate.

Sigurimi i këtij kalimi mund të shënojë kështu një tjetër sukes të rëndësishëm për Milan duke qenë se e vendos portën shumë më të sigurt në daljen e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.