Milan guxon me njw tjetwr prurje nw limitet e afatit

Milan guxon me njw tjetwr prurje nw limitet e afatit

Merkato e verës është drejt fundit dhe një lëvizje tjetër është regjistruar nga klubi kuqezi. Synimi I tyre për ndërtimin e një ekipi të rri dhe për të arritur objektivat I kanë shtyrë drehtuesit të guxojnë përsëri në një afrim. Është pikërisht një prurje e cila do të shërbejë për repartin defensive. Tare I cili kërkon të mos ketë asnjë hapësire boshe dhe opsione të ndryshme për Allegrin.

Dejvid Odogu është zyrtarizuar si pjesë e ekipit të Milan, dhe pse në fund të këtij afati kalimesh. Në një moshë shumë të re vetëm 19 vjec ai është konsideruar si një prurje e cila do të shërbejë më tej dhe konsiderohet si investimi I duhur për ekipin. Kalimi I tij nga Volfsburg ka kushtuar për klubin rreth 7 milion euro.

Milan guxon me njw tjetwr prurje nw limitet e afatit
Milan guxon me njw tjetwr prurje nw limitet e afatit

Odogu I cili është me origjinë nga Nigeria ka pasur një formë mjaft të mirë në Bundesligë. Njëherësh ai është pjesë e Kombëtares Gjermane u-19 ku ka dëshmuar për një formë mjaft të mirë atje. Kontrata që ai ka firmosur me ekipin është katër vjecare, dhe shihet me interes se si do të jetë kjo përballje e tij me ekipin që është bashkuar.

Deri më tani nuk bëhët e qartë se si do të jetë pozicionimi I tij, por mendohet se do të shërbejë si një rol zvendësuesi. Tare ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në Milan gjatë kësaj periudhe. Si drejtor Sportiv ai ka mundur të bëjë një seri zgjedhjesh në përmirësimin e ekipit. Por, është sezoni që do të dëshmojë se si është rrugëtimi I tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.