Milan këtë dimër është duke kërkuar që të shtojë në ekipin e saj tre prurje të reja. Janë pikërisht shërbime të cilat do të përmirësojnë më shumë mbrojtjen e skuadrës duke shënuar një pikë mjaft të rëndësishme për kuqezinjtë. Objektiv I tyre ishte një ripërtëritje e plotë në këtë sezon cka është duke u ndjekur me përpikëmëri nga Igli Tare. Drejtori sportive për listën e skuadrës italiane ka vendosur tre opsione të mundshme që mund të shërbejnë si prurja e duhur.
Federico Gatti, Milan Skriniar dhe Eric Dier janë pikërisht tre emra që mund të shërbejnë më tej si përforcimi I duhur për ekipin. Gatti konsiderohet si një transferim mjaft I vështirë për t;u realizuar. Mbrojtësi I cili ka një kontratë me zonjën e vjetër deri në 2030 e ka bërë shumë më të vështirë një transferim të tij drejt klubit. Edhe pse një mardhënie e mirë e tij me Allegrin ka nxitur më shumë besimin se një kalim I tillë do të jetë I mundur.

Allegri kërkon të ketë disa aleternativa në këtë seksion të lojës duke sjellë më shumë qëndrueshmëri në siguronë e mbrojtjes. Skriniar është po ashtu një opsion I cili është tepër I komplikuar për të pasur një kalim. Ai ka shprehur dëshirën për të qenë larg Fenerbhace por gjatë janarit një lëvizje e tillë është konsideruar me shanse mjaft të vogla. Dier në krahun tjetër ka shfaqur mjaft problem fizike që e bëjnë ekipin të jetë në dyshim nëse do të duhet të bëjë një afrim të tillë.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.