Milan në këtë sezon vere ishte një prej ekipeve I cili përjetoi një ndryshim të thellë në skuadër. Prurje të reja të cilat diktonin për një ndryshim në lojën e tyre. Mesa duket Allegri është përsëri në kërkim për të ndryshuar formën e skuadrës. Qëllimi I tij është që të afrojë dhe të sjellë një tjetër prurje sa I përket dimrit I cili po troket. Janë mediat e ndryshme italiane të cilat janë duke raportuar për një opsion afrimi I cili ka të bëjë me një bashkëpunim të mundshëm mes Milan dhe Madrilenëve.
Mesa duket nuk do të jenë vetëm kalime të përhershme por mund të jenë po ashtu dhe huazime që do e ndihmojnë Milan më tej për të synuar titullin në Serinë A. Allegri duket se e ka bërë më së miri punën e tij duke diktuar tre pikat më të dobëta që është duke u hasur ekipi. Sipas tij do të duhet të ketë disa ndryshime të cilat synojnë krahun e djathtë të mbrojtjes. Më tej dhe sulmi mund të shihet si I cënueshëm duke u përfshirë në këtë ndryshim.

Tomori, Gabbia dhe Pavlovic janë pikërisht ermat që tashmë janë duke dhënë shërbimin. Por, shihet e nevojshme që të jetë një tjetër prurje me më shumë eksperiencë për të dhënë kontributin e nevojshëm në skuarën kuqezi. Opsionet në krahun e dhjathtë janë mes Arnau Martinez dhe Juanlu Sanchez.
Por, ajo që shihet si suprizë në lëvizje mund të jetë padyshim një afrim I mundshëm I Gonzalo Garcia dhe Endrick të cilët vijnë prej Real Madrid. Opsione që mund të shërbejnë më tej për një përforcim të duhur.



