Milan së fundmi ka mundur të finalizojë dy mbritje të rëndësishme në mesfushë. Samuele Ricci i cili është bashkuar me ekipin kuqezi dhe Luka Modric. Por, në ekip janë pikërisht dhe tre emëra të tjerë që janë duke pritur për një konfirmim. Pervis Estupinan, Marc Pubill dhe Ardon Jashari.
Mediat italiane vazhdojnë të theksojmë se ata janë në garë për të sjellë një ekip që do të jetë shumë më tepër kompetitiv. Duke e shfrytëzuar këtë sezon kalimesh ata dëshirojnë që të finalizojnë dhe kalimet e tjera të rëndësishme.

Milan ende nuk ka reshtur së kryer tratativa të ndryshme për të sjellë pranë ekipit Ardon Jasharit. Mesfushori i Clube Brigge është një pjesë e rëndësishme që mund të sjellë një ndryshim tepër të nevojshëm për Milan. Dhe pse një kalim i cili po has në disa pengesa.
Është pikërisht klubi belg i cili ka ngecur në realizimin e marveshjes duke e cilësuar si një pjesë e rëndësishme për ta. Ai pritet të bashkohet dhe të ketë në krah dhe emëra të tjerë që po dakortësohen. Pervis Estupinan, i cili luan në Premier Ligës është mbrojtës i majtë. Po ashtu, Marc Pubill i cili është mbrojtës i djathtë.
Milan është duke ofruar 15 milion euro për mbrojtësin e Brighton dhe pse ekipi anglez është duke kërkuar një shumë prej 23 milion euro për shërbimin e tij. Në krahun tjetër është Jasahri që ka shprehur dhe veprimin e tij aktiv për të treguar se dëshiron një largim. Ai nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore.