Milan është duke bërë përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2025/2026 dhe kërkesa e kuqezinjëve është që të kenë një trajner italian në krye. Emrat që qarkullojnë në media janë të ndryshme por zyrtarizime ende asnjë prej klubit milanez.
Një sezon tepër I vështirë për ta duke kërkuar që të ndronin dy trajnerë gjatë zhvillimit, ka bërë që drejtuesit të kërkojnë një emër I cili mund t’I përshtatet filozofisë së grupit dhe të krijojë një opsion në fushën e lojës të duhur për triumf. Tashmë në Serinë A ata janë në vendin e nëntë dhe jashtë top gjashtëshes, njëherësh dhe jashtë eventit europian ku merrnin pjesë.
Një emër prej klubit italian pritet që të zyrtarizohet pas afrimit të drejtorit të rri sporti, ku një ndër emërat më të përfour është dhe ai I ish-lojtarit të Kombëtares Shqipëtare Igli Tare.
Anceloti, është një ndër kërkesat e ekipit kuqezi, nuk dihet se si do të jetë angazhimi I tij në sezonin e ardhshëm duke qenë se është duke u angazhuar në Real Madrid, a do të jetë apo jo më pjesë e këtij klubi, nëse shihet prej tij një rikthim I mundshëm në Serinë A. Conte është një ndër emërat e tjerë të përfolur, I cili tashmë është duke drejtuar Napolin me një kontratë të vlefshme deri në 2027, klubi kërkon që ta ketë pjesë të tij. Një sinjal pozitiv mund të shfaqet prej Gasperini I cili është shprehur se nuk ka dëshirë që të qëndrojë më te Atalanta me një kontratë që përfundon në fund të sezonit, një dritë jeshile për milanezët që e kanë përfolur si një ndër trajnerët që kërkojnë në radhët e tyre.