Milan në përbërjen e tij është duke kërkuar për dy sulmues. Ekipini cili është duke u ripërtërirë e ka parë të arsyeshme që të afrojë në mesin e saj një pjesë ofensive mjaft të rëndësishme. Ndaj dhe ka ndërmarrë një hap sa i lërket këtij afrimi. Nicolas Jackson dhe Jean Philippe Mateta janë dy emra që ata i konsiderojnë të rëndësishëm në këtë afrim. Tare duket se i ka kthyer sytë drejt Premier Ligës duke qenë se të dy këto emra janë të lidhur me këtë kampionat.
Më herët Tare e kishte cilësuar se Milan do të ketë një sulmues qëndre dhe me këtë prezantim duket se janë duke plotësuar qëllimin e tyre. Mediat italiane bëjnë me dije se kontakti me Jackson ka qenë pikërisht prej agjeteve të njejtë që kanë pasur lojtarët. Një mbrojtës që ata kanë dashur më heret për të forcuar ekipin.

Por marrja e sulmuesit të Chelseas nuk pritet të jetë thjesht e lehtë për ta. Pasi është vendosur që të ketë një shitje të tij vetëm nëse do të ketë një ofertë e cila konsiderohet e mirë. Kështu kuqezinjtë e kuptojnë se ka për të qenë një ndër ato transferime që do të kushtojnë shumë. Por, fillimisht ata do të duhet të njihen me kushtet që ka kalimi i sulmuesit në ekip.
Mateta i cili është synimi i tyre i radhës mund të konsiderohet si një afrim i rëndësishëm për ta. Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershorin e ardhshëm dhe kjo mund ta vendosë në kushte më të favorshme lojtarin për një kalim të mundshëm. Milan kërkon te sjellë një sulm që shtë shumë më i qëndrueshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.