Milan është duke shqyrtuar disa opsione të ndryshme në lidhje me repartin defensiv. Qëllimi i tyre është që gjatë afatit kalimtar të janarit të mund të realizojnë një afrim të rëndësishëm. Allegri është i vendosur që të sjellë në ekip një prurje e cila do të ketë një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen e skuadrës.
Deri më tani në listën e tyre një prej opsioneve më të preferuara për teknikun është konsideruar Frederico Gatti. Duke qenë se Allegri ka një njohje të lojtarit e ka konsideruar pikërisht si opsionin e duhur për të qenë pjesë e kuqezinjëve. Bashkëpunimi i mëhershëm i tyre ka qenë në Juventus ku ka marrë dhe vlerësimin e duhur nga tekniku.
Situata e tij aktuale në Torino e cila shihet si tepër e ndërlikuar pritet ta bëjë dhe më të mundur këtë afrim. Lojtari gjatë verës së kaluar ka zgjedhur që të mos pranojë një kalim në Napoli. Ndërsa në këtë sezon kalimesh është shndëruar në një opsion të mundur përmirësimi për mbrojtjen e Milan.

Edhe pse për Juventus nuk pritet të jetë një hap i duhur një lëvizje e tillë. Duke qenë se lojtari mund të ketë një kalim në këtë sezon drejt kundërshtarit për të shërbyer si një përforcim për të, nderkohë që mbrojtja e tyre mund të konsiderohet ende jo e plotë.
Ndaj dhe të vendosur në këtë pozitë është Milan i cili është duke monitoruar jo vetëm këtë si opsion të mundshëm përmirësimi.



