Milan arriti që të bëjë një hap të sigurt drejt finales së Kupës së Italisë. Ecuria e tyre në këtë sezon nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë. Por, ndeshja e fundit rikthen besimin në ekip dhe shanset e tyre për një ripozicionim për sezonin e ardhshëm. Ekipi, shënon plot tre gola në derbin përballë Inter. Një fitore e cila kishte munguar për kuqezinjtë dhe i kualifikon ata në Kupën e Italisë.
Milan arrin që të sigurojë dicka për sezonin e ardhshëm dhe kjo u arrit përmes një fitoreje të sigurt në total 4-1. Tashmë, ata janë njohur dhe me kundërshtarin e tyre që do të jetë në finale. Bologna do të jetë përballë Milan në luftën për titull.
Ekipi i Bologna arriti që në sfidën e djeshme të siguronte fitoren ndaj Empoli. Një ndeshje e cila përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Ndërsa në takimin e djeshëm arritën që të ishin përsëri fitues me rezultatin 2-1, përballë Empolit.

Sfidë e cila nisi shumë shpejt me një gol të Fabbian i cili arriti të shënojë prej minutës së shtatë. Goli erdhi las asisitimit të Moros. Empoli nuk ndenjti aspak në qetësi, ata ishin kërkues në fushë. Në minutën e 33 arritë që të barazonin shifrat me anën e Kovalenkos.
Ndeshja vazhdoi me një barazim në përfundimin e pjesës së parë. Rezultat i cili vazhdoi edhe më tej. Vendasit vetëm në minutën e 86 arritën të kalonin në epërsi duke shënuar një rezultat pozitiv. Finale e cila do të zhvillohet në datën 14 maj.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.