Kupa e Italisë do të vendosë përballë Inter – Milan. Pikërisht në ndeshjen gjysmëfinale të kthimit ka një përballje mes tyre. Sfida e parë përfundoi me një barazim mes ekipeve 1-1. Tashmë, të dyja janë në kërkim të një mundësie për të pasur një pozitë më të favorshme. Dy ekipet njihen tepër mirë, duke qenë se është e pesta në numër në ktë sezon.
Inter shkon më i sigurt në këtë sdië, nën udhëheqjen e Inzaghi ata kanë mundjr të sigurojnë më së miri pozitën e tyre. Udhëheqja e Serisë A, i bën që të jenë të gatshëm për një titull. Gjithashtu, për ta eksperienca në Champions League në këtë sezon ka qenë fantastike. Kanë mundur më së miri që të gjenden në gjysmëfinale.
Sezon tepër i sukseshëm për zikaltërit të cilët synojnë një mundësi më të mirë, të gatshëm për tripletë. Por, perballja me Milan nuk pritet të jetë kaq e thjeshtë duke qenë se kanë 2 barazime dhe 2 humbje. Sfidë e cila është krejtësisht e hapur për mundësi në të dy kampet.

Milan do të jetë në këtë sfidë me mundësinë e vetme për titull në këtë sezon. Të vendosur në vendin e nëntë ata janë krejtësisht të pa shpresë me 20 pikë diferencë në Seria A. Objektiv i tyre është fitorja në këtë ndeshje, cka e vendos më të bindur ekipin për një shans.
Përballë tyre do të jetë Bologna me Empolin për të përcaktuar dyshen e dytë të finales. Një sfidë mjaft interesante pritet të jetë në të dy kampet për objektivin e këtij sezoni.