Tashmë, pritet të jetë një ndër transfertat më të rëndësishme të kalimeve të verës. Është pikërisht një ofertë që është drejtuar ndaj klubit të Barcelonës, ku bëhët fjalë për një shkëmbim mes dy yjeve të ekipit. Rafael Leao është në një proces shkëmbimi të drejtpërdrejtë me Ronald Araujon. Mediat e ndryshme e kanë bërë të ditur këtë kërkesë të vecantë e cila ka lindur prej Milan.
Të dy ekipet janë duke sjellë një formë më të mirë të skuadrave të tyre dhe në këtë kalim është parashikuar dhe kjo lëvizje e rëndësishme. Barcelona e cila është në kërkim të një sulmuesi në krahun e majtë ka marrë një propozim për afrimin e një lojtari nga Milan. Pavarësisht se më herët është bërë e ditur se interes për ta ka Luis Diaz dhe Nico Ëilliams. Por, ndoshta duken thjeshtë si dëshira dhe jo objektiva të ekipit pasi gjendja e tyre financiare nuk e lejon këtë kalim.

Kështu që afrimi I Leao shihet si I vetmi transferim shumë më I mundur deri më tani. Një lëvizje e cila shihet realiste dhe një kërkesë që kërkon një prej lojtarëve të saj. Araujo në këtë sezon është diskutuar shpesh për një kalim të tij të mundshëm. Tashmë ekipi ka nxjerë dhe vlerën e kartonit të tij. Kjo mesa duket është duke shënjuar një ofertë e cila mund të thyejë Barcelonën. Milan pritet të bëjë një përforcim shumë të nevojshëm në mbrojtje. Kalimi I cili do të shënojë përmirësimin në vazhdim të të dy ekipeve.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.