Milan, plus 2 milion euro për afrimin e Jasharit

Milan, plus 2 milion euro për afrimin e Jasharit

Mesfushori Shqiptar është bërë një emër I rëndësishëm në këtë sezon kalimesh për Milan. Ekipi kuqezi kërkon që të përfitojë prej shërbimit të tij, Ardon Jashari tashmë ka arritur një marveshje personale me ekipin. Dakortësimi I tij për të kryer këtë kalim ka ngjallur njëherësh dhe interesin e ekipit për të arritur marveshje me Clube Brugge.

Jashari në dakortësimin e tij me kuqezinjtë ka pranuar të nënshkruajë për një kontratë e cila do të jetë pesëvjecare. Paga e tij për cdo sezon pritet të jetë 2.8 milion euro. Tashmë, detyra është e Tare që të mund të arrijë një marveshje me ekipin e tij Brugge për të finalizuar këtë kalim. Nuk pritet të jetë një marveshje e thjeshtë pasi belgët e kërkojnë në ekip mesfushorin.

Milan, plus 2 milion euro për afrimin e Jasharit
Milan, plus 2 milion euro për afrimin e Jasharit

Milan është duke përgatitur një ofertë prej 33 milion euro dhe një shumë prej pesë million euro bonuse për të afruar lojtarin. Ndërsa Belgët preferojnë që për Jasharin ofertat të nisin prej 35 milion euro. Duket se është një shumë e afërt për afrimin e tij, por ende e pa konfirmuar.

Italianët duket se janë më të qetë në kryerjen e këtij kalimi. Pasi është arritur me sukses dakortësimi me lojtarin. Brugge I cili kishte besimin se ndaj tij do të kishte një seri ofertash, nuk po e realizon ëndërrën e saj. Talenti shqiptar duket se do të realizojë njëherësh dhe ëndërrën e tij për të qenë pjesë e Mila. Skuadër e cila ka qenë dëshira e tij prej fëmijrisë. Afrimi I tij pritet të shërbejë për një mesfushë shumë më solide në ekipin Italian.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.