Milan, refuzon ofertën e PSG për yllin e tyre, Leao

Milan, refuzon ofertën e PSG për yllin e tyre, Leao

Milan së fundmi nuk e ka pranuar që të sigurojë kështu një shitje të yllit të tyre, Rafael Leao. Kështu që skuadra kuqezi ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që mund të jenë për shitjen e sulmuesit. Portugezi është vendosur në qëndër të vëmëndjes për mundësi të ndryshme të kalimit të tij në këtë sezon.

Por, mediat e ndryshme e kanë cilësuar atë si një pikë kyce të Allegrit për projektin që është duke ndërtuar në Milan. Kështu, 26 vjecari duket se dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e rëndësishme e Milan. Interesi I ekipeve të tjera për të pasur portugezin në ekip ka qenë I shumtë. Shumë prej klubeve kanë bërë ofertat e tyre për të pasur shërbimin e tij.

Milan, refuzon ofertën e PSG për yllin e tyre, Leao
Milan, refuzon ofertën e PSG për yllin e tyre, Leao

Së fundmi është dhe PSG që është vendosur në këtë transferim të mundshëm. Por, klubi kuqezi ka qenë tepër I hapur ndaj rrefuzimit duke mos e pranuar një ofertë e cila vjen prej francezve. Tare dhe Allegri duket se ndajnë të njëtin qëndrim sa I përket të ardhmes së tij në ekip. Lojtari është duke u vendosur në një pozitë mjaft të favorshme duke mbajtur dhe një pozitë të rëndësishme atje.

Kontrata e tij është deri në 2028, por zëra të ndryshëm hedhin dritë se ka mundësi që një rinovim I tij të vijë së shpejti. Është pjesë e planit që kërkon të krijojë Milan për të siguruar kështu qëndrimin e sulmuesit. Deri më tani nuk ka një konfirmim nga të dy kampet për të ardhmen e tij.