Milan nuk mundi që të kapërcejë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, dje ata morrën një barazim në San Siro, cka I largon ata nga Champions. Milan shënoi që në minutën e parë dhe duket sikur gjithcka do të ishte nën kontroll nga vendasit duke ëndërruar për kualifikimin, por kartoni I kuq për Theo Hernandez në minutën e 51 e ndryshoi plotësisht rjedhën e lojës.
Gimenez I cili shënoi kundër ish skuadrës së tij nuk kaloi në festime për golin e shënuar, një gol I cili erdhi shumë shpejt, pas vetëm 43 sekondash lojë. Një krosim I Pulisic, në shtyllën e dytë e cili e kaloi topin drejt sulmuesit meksikan, bën të mundur shënimin e golit. Milanezët arritën që të mbanin epërsinë gjatë gjithë pjesës së parë dhe duket se ndëshkimi I tyre erdhi pas ndërhyrjes së Hernandez. Një karton I dytë I verdhë për Hernandez e ndëshkoi atë të largohej nga fusha, duke lënë një hendek dhe mundësi për epërsinë e kundërshtarit në dhjetë lojtarë.
Goditja fatale për ta ishte në minutën e 73, kur Carranza shënoi pas një krosi perfekt të dhënë prej Bueno ndaj ekipit të mbetur me dhjetë lojtarë dhe bëri të mundur kualifikimin e holandezve në fazën tjetër të UEFA Champions League. Në ndeshjen e ardhshme Feyenoordi pritet që të ndeshet me Inter ose Arsenalin. Holandezt janë në euforinë e kualifikimit duke besuar se do të kenë një mundësi më shumë për të dëshmuar formën e tyre dhe të justifikojnë arritjen e deri tanishme në Champions. Një fitore ndaj Milan është një sukses I arritur për ta, të cilët janë të gatshëm për hapin e radhës.