Mirlind Daku lojtari I Kombëtares Shqiptare është duke u angazhuar me ekipin e Rubin Kazan. Daku është shndëruar një ndër lojtarët më të mirë atje. Pavarësisht se është ndeshur me shumë lajme në merkaton e shkuar për një largim, qëndrimi I tij e konfirmoi dhe një herë formën në ekip.
Gjatë këtij sezoni ai ka shërbyer si një hallkë tepër e rëndësishme duke qenë vendimtar në shumë prej sfidave. Rashid Rakhimov, drejtuesi teknik I Rubin Kazan është shprehur tepër optimist sa I përket të ardhmes së tij. Ai është shprehur se nuk kanë ende një vendim nëse do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm.

Duke qenë se për Dakun ka një seri ofertash në tavolinë të cilat janë duke u shqyrtuar. Pikërisht dyjavët e ardhshme pritet të jenë tepër vendimtare për të sjellë një përgjigje më të saktë në lidhje me të ardhmen e tij. Rusia pavarësisht një tereni të vështirë që paraqet është shndëruar në sukses për të.
Tashmë, ai është shndëruar një ndër pretendentët kryesorë për të fituar titullin ‘’Këpuca e artë’’. Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar jo vetëm gola vendimatrë për ekipin e tij por dhe një seri. 27 vjecari vjen me 14 gola të shënuar, cka e lenë atë vetëm dy gola pas golashënuesit më të mirë për momentin. Ky është një moment suksesi për Dakun në Rusi, nuk dihet se cili do të jetë vendimi I tij për të ardhmen. Gjithësesi, është një kohë që vendimi I tij do të sjellë një shtytje të madhe në karrierë.