Sezoni I rri në Superligën Ruse ka nisur mjaft mirë për Mirlind Dakun. Të shkuarin ai e mbylli me sukses ku u rendit në listë si I dyti golashënues më I mirë. I vendosur në Rubi Kazan në nisje të këtij sezoni ai ka shërbyer duke sjellë një formë mjaft të mirë. Në pesë ndeshjet e para të zhvilluara ai ka sjellë një formë mjaft të mirë pasi ka shënuar plot pesë gola dhe një asistim.
Forma e tij nuk ka si të mos jetë tërheqëse dhe për shumë klube të tjera që kërkojnë shërbimin e tij. Në këtë sezon kalimesh emëri I tij është përfolur shpesh për një mundësi kalimi por ai nuk arriti të gjente ofertën e duhur. Rubin Kazan në anën tjetër për të qenë e sigurt në talentin që ata posedojnë në ekip bëri të mundur që të sigurojë më tej shërbimin e tij dhe të sjellë një kontratë të re. Qëndrimi I tij është lidhur me një kontratë deri në 2029.

Me këtë kontratë të re ai do të ketë dhe një pagesë që e vendos në elitën e futbollit rus. Por, interesi I Fiorentinës në Serinë A është ende aktiv. Me një sezon kalimesh që është drejt fundit dhe në nisje të Serisë A ata janë duke kërkuar shërbimin e tij. Një vendim I cili nuk është materializuar por në bisedime intensive ata mund të sjellin një transferim të lojtarit në ekip. Deri më tani nuk ka një marveshje por mesa duket një lëvizje e tij në europë është mëse e dëshiruar.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.